Një ndërtese në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit.
Kështu ka bërë të ditur pas këtij rasti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është vënë nën kontrollë.
Zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.”, ka thënë ajo.
Dy fëmijë u shpëtuan fillimisht e më pas edhe banorët e tjerë që ishin ngujuar brënda ndërtesës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është shprehur i lehtësuar që nuk ka pasur viktima./Indeksonline/