No menu items!

Formacionet zyrtare, Ballkani – Viktoria Plzen

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Sinjali Sporti.

Suharekasit do të mirëpresin skuadrën çeke Plzen në një terren te ri, në stadiumin kombëtar “Air Albania” ku i luan kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e tyre.

Për Ballkanin kjo ndeshje mund të jetë shumë e rëndësishme në shanset e tyre për një kualifikim potencial në fazën eliminuese.

Portokallinjtë renditen në pozitën e tretë me 4 pikë të mbledhura pas katër 4 xhirove, aq sa ka edhe Astana në pozitën e dytë, kurse Dinamo Zagreb ndodhet e fundit me 3 pikë.

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit, Viktoria Plzen tashmë ka siguruar kualifikimin, duke u renditur si lider me pikët e plota, me 4 fitore në 4 ndeshje.

Fitorja e vetme e Ballkani erdhi ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, duke fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Dy skuadrat tashmë kanë zbuluar formacionet e tyre zyrtare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU