No menu items!

7 subjekte politike aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhje, ndër to edhe Lista Guxo në Ferizaj

Kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për IndeksOnline ka thënë se periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje përfundon më 16 gusht.

Ai bëri të ditur se deri më tani kanë aplikuar 7 subjekte politike, ndër to është edhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo për Kuvend Komunal në Ferizaj.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Kjo periudhë përfundon më 16 gusht.

Deri më tani kemi pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Subjektet që kanë aplikuar deri më tani janë:

1.Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2.Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

3.Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

4.Iniciativa Qytetare Lidhja e Re ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

5.Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

6.Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe

7.Iniciativa Qytetare për Obiliq, ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Obiliqit”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU