Tahir Batatina: Patriotizëm është më i mbrojtë ngjyrat e shtetit tënd

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndër të ftuarit e emisionit të sontëm në “Favorit”, që transmetohet në “T7” çdo të diel.

Batatina ka folur për situatën e Etnik Brrutit, i cili e la Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Ai ka thënë se nuk është më koha për patriotizëm të tillë dhe se patriotizmi tregohet në mënyra tjera

Nuk kemi nevojë me u bo shumë patriota. Patriotizëm është me i mbrojtë ngjyrat e shtetit tonë, e me ndërtu këtë shtet (Kosovën)”, tha Batatina.

Tutje, trajneri i Llapit shtoi se lojtarë të tillë po e përdorin kombëtaren e Shqipërisë si trampolinë.

“Po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për kalime në ekipe. Brruti ka parakontratë me një klub nga Rusia”, tha Batatina./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU