Mbrojtësi i talentuar Entik Brruti është pajisur zyrtarisht me pasaportën shqiptare, duke i hapur rrugën përfaqësimit të Kombëtares së Shqipërisë. Ish-kapiteni i Kosovës U17 ka vendosur të ndryshojë përfaqësim, duke zgjedhur kuqezinjtë për të ardhmen e tij ndërkombëtare.shkruan Raporto24.com
Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga gazetari Lorik Gashi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:
“Nga Kaçaniku në Lushnje për t’u pajisur me pasaportën e Shqipërisë! Entik Brruti edhe zyrtarisht tanimë ka të drejtë për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare.”
Ky vendim i Brrutit ka ngjallur diskutime, pasi ai ishte një nga lojtarët më premtues të Kosovës në grupmoshat e reja. Megjithatë, ai ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me Shqipërinë, duke parë perspektivat që i ofron kjo zgjedhje. Tani pritet që ai të ftohet nga ekipet zinxhir të Shqipërisë dhe të jetë pjesë e planeve të trajnerëve për të ardhmen e futbollit shqiptar./Raporto24
Artan Hoxha: Nuk ka raporte vëllazërore nëse ia merr lojtarin Kosovës, në të cilin investoi shumë


