Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Një lajm i mirë ka ardhur nga mbledhja e Komitetit të ‘Hat-trick’ të UEFA-s që është mbajtur në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës në të ardhmen mund t’i zhvillojë ndehsjet kualifikuese në Kampin Nacional në Hajvali, aty ku po vazhdojnë punimet.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është miratuar projekti i tyre në Hat-Trick me stadiumin e Kampit Nacional që do t’i ketë 14 mijë ulëse.

Stadiumi i Kampit Nacional në Hajvali do të bëhet stadium i kategorisë së katërt, derisa FFK ka siguruar mbështetje financiare nga UEFA.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU