Ish- e dashura e Klodit bën thirrjen: ‘Kërkoj përkthyes, nuk po e kuptoj Klodin në BBV’

Michelle, ish-e dashura italiane e banorit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit, ka bërë një kërkesë të pazakontë drejtuar publikut shqiptar, shkruan Raporto24.

Ajo kërkon ndihmë për të kuptuar se çfarë po ndodh me ish-partnerin e saj brenda shtëpisë së famshme, pasi nuk di gjuhën shqipe.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Michelle shpjegoi situatën e saj:

“Përshëndetje djema! Kërkoj një shqiptar që flet italisht rrjedhshëm, që i pëlqejnë reality show dhe që mund të përkthej gjithçka që bën ish-i im i fundit, pas një viti lidhje. Nuk e di nëse e keni ndjekur, Klodi i cili është pjesë e Big Brother Kosova, sepse nuk i kuptoj asnjë fjalë. Njoftim shumë serioz, të bëhemi miq.”

Me këtë deklaratë, Michelle zbulon jo vetëm lidhjen e saj të mëparshme me Klodin, por edhe interesin e saj për të qëndruar e lidhur me ngjarjet brenda shtëpisë, pavarësisht se tashmë janë ndarë.

Kërkesa e saj ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke sjellë jo vetëm humor, por edhe simpati nga ndjekësit. Ende mbetet për t’u parë nëse dikush do t’i plotësojë kërkesën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU