Familja e Elijonës shpërthen me deklaratë: “Mjaft më me spekulime, ja e vërteta që po fshihet!”

Familja dhe menaxhmenti i banores së “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, kanë reaguar fuqishëm me një deklaratë zyrtare, për të ndalur keqinterpretimet që po qarkullojnë ditëve të fundit në disa media kosovare, të cilat janë bazuar në informacione të shtrembëruara nga mediat gjermane, transmeton Raporto24.

Deklarata sqaron qartë se Elijona ka jetuar për pesë vite, nga mosha 7 deri në 13 vjeç, në kujdesin e një familjeje gjermane – një masë e përkohshme, deri në momentin kur babai i saj biologjik të fitonte të drejtën e plotë të kujdestarisë gjatë fillimit të jetës së tyre në një shtet të huaj.

Gjithashtu, theksohet se ka qenë vetë Elijona, ende e mitur në atë kohë, që ka vendosur të largohet nga familja gjermane dhe të rikthehet pranë babait të saj biologjik, pasi nuk dëshironte më të vazhdonte qëndrimin atje. Për procedurat e kthimit është përfshirë edhe policia gjermane, e cila ka vepruar sipas rregullave ligjore për mbrojtjen e saj.

Në përfundim, familja deklaron se çdo version tjetër i publikuar është i pavërtetë, i shtrembëruar dhe i dëmshëm. Ata kërkojnë nga mediat përgjegjësi, korrektësi dhe respekt ndaj fakteve, duke mos manipuluar historinë e vajzës që “sot ka zgjedhur të shkëlqejë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU