Modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T, të cilët prej vitesh janë në një romancë dashurie, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, Adrola ka ndarë me ndjekësit një fotosesion të ri, ku shfaqet e veshur me vello të bardhë, duke shkëlqyer me bukurinë dhe elegancën e saj unike, shkruan Raporto24.
Kjo ka ngritur pikëpyetje mes fansave dhe mediave rozë: a po përgatiten dyshja për një martesë të mundshme, apo është thjesht një projekt profesional dhe artistik i modeles?
Megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar për ndonjë dasmë në horizont, publiku mbetet në pritje të zbulimeve të reja nga çifti i famshëm.