Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Hib Petrol, në Miradi, raporton Raporto24.
Në bazë të pamjeve të siguruara, në vend ngjarje shihen tri ambulanca dhe policia.
Ende nuk dihen informacione tjera, Raporto24 do ju mbajë të informuar, por ajo që tashmë dihet, është se kjo magjistrale është krejtësisht e bllokuar dhe si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata.