No menu items!

Anglia do ta heqë vetizolimin për fëmijët dhe personat e vaksinuar nëse janë raste kontakti

Njerëzit të cilët janë vaksinuar plotësisht dhe fëmijët nga 16 gushti nuk do të duhet më të vetizolohen pas kontaktit të ngushtë me dikë që rezulton pozitiv për COVID-19, tha të martën ministri i shëndetësisë Sajid Javid.

Kryeministri Boris Johnson përcaktoi planet të hënën për t’i dhënë fund kufizimeve sociale dhe ekonomike të COVID-19 në Angli më 19 korrik, një provë nëse një përhapje e shpejtë e vaksinave ofron mbrojtje të mjaftueshme nga varianti më infektues Delta.

Ministri Javid tha se suksesi i programit të vaksinës do të thoshte se ishte e mundur të shkohej më tej në lehtësimin e rregullave të vetë-izolimit për ata që kanë marrë të dy doza.

“Nga 16 gushti … kushdo që është një kontakt i ngushtë i një rasti pozitiv nuk do të duhet të izolohet nëse është vaksinuar plotësisht,” i tha Javid parlamentit. “Në përputhje me qasjen për të rriturit, kushdo nën moshën 18 vjeç që është një kontakt i ngushtë i një rasti pozitiv nuk do të duhet të izolohet më.”

Vetëm ata persona që vetë rezultojnë pozitivë do të kërkohet të vetizolohen, tha ai.

Kryeministri Johnson po shpreson se programi i vaksinimit, i cili ka dobësuar lidhjen midis infeksioneve dhe pranimeve në spital, mund të parandalojë që shërbimi shëndetësor të mbingarkohet nga një valë e re e COVID-19.

Javid, i emëruar në fund të muajit të kaluar pasi Matt Hancock u largua si ministër i shëndetësisë, ka nënvizuar rëndësinë e çështjeve të tjera shëndetësore, problemeve ekonomike dhe sfidave të arsimit që janë krijuar gjatë pandemisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU