Dy femra të mitura në Lipjan janë arrestuar dje.
Ato janë pranogusur, pas njoftimit të një personi se kanë hyrë në një objekt nga ku kanë thyer me forcë arkën duke vjedhur kështu paratë që ishin në të.
Në konsultim me prokurorin mbetet që të dyshuarat të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale.
“Një mashkull kosovar ka njoftuar se dy vajza femra kosovare të moshës së mitur, dyshohet se kanë hyrë në object dhe aty kanë thyer arkën duke i vjedhur të hollat që ishin në të. Në konsultim me prokurorin mbetet që të dyshuarat të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale”, thuhet në raportin e policisë.