Gjyqtarit të njohur kosovar, Genc Nuzës i ka ndodhur një ndodhi jo fort e zakonshme teksa ishte duke e gjykuar një ndeshje evropiane sot.
Në ndeshjen mes HJK Helsinkit dhe Aberdeen e cila u mbyll me rezultat 2-2 në kuadër të Europa League, u desh të ndërpritej ndeshja për një moment.
Kjo për shkak të tifozëve mysafir të Aberdeen që hodhën topa bore në drejtim të portierit të HJK Helsinkit.
Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, siç mund t’i shihni më poshtë.
The HJK Helsinki vs. Aberdeen game has been paused by the ref due to Aberdeen fans throwing snowballs at the HJK Helsinki goalkeeper… 🤣
— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) November 30, 2023