Benita qeshet dhe i përmend Elijonës nënën e vdekur, e cila i ndërroi jetë tragjikisht bashkë me motren e saj (Video)

Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë rritur ndjeshëm, edhe pse edicioni i ri i spektaklit ka nisur vetëm para pak ditësh, shkruan Raporto24.

Banorët kanë hyrë shpejt në përplasje, ndërsa në qendër të një situate të pakëndshme këtë herë u gjend Elijona, e cila ka një histori jashtëzakonisht të vështirë.

Gjatë një interviste të mëhershme, ajo kishte treguar se nëna dhe motra e saj humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci, teksa udhëtonin drejt Kosovës.

Pikërisht këtë plagë të hapur, mbrëmë e prekën dy banoret, Benita dhe Alba. Gjatë një debati mes tyre, Benita ia përmendi Elijonës nënën, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm.

Benita i tha: “Se ka mamin këtu, s’e ka argumentin”, ndërsa Elijona e mbeti e habitur: “Qysh?”
Benita vazhdoi: “Veç unë të acarojë ty, oj çikë…”
Kjo bëri që Elijona të replikojë: “Je shumë e dobët, se i kapesh njeriut në nanë…”

Momenti ka shkaktuar reagime të forta në publik, duke shtuar edhe më shumë tensionet brenda shtëpisë.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU