Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, nata e së mërkurës solli një skenë që u komentua gjerësisht nga publiku, me Bia Khalifa në qendër të vëmendjes, transmeton Raporto24
Gjatë festës që banorët organizuan pranë pishinës, atmosfera ishte më e çlirët se zakonisht. Bia u shfaq me një stil të guximshëm veror, çka bëri që vëmendja e kamerave dhe e banorëve të përqendrohej tek ajo.
Në një moment të festës, Edi iu afrua dhe, gjatë lojës e ngacmimeve mes tyre, i hodhi pak birrë në gojë, gjest që e shtoi edhe më shumë dinamiken e asaj nate. Ky episod u komentua gjerësisht nga shikuesit, të cilët e cilësuan si një ndër skenat më të diskutueshme të këtij edicioni.


