Djegia e një veture në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit ka bërë që tuneli të bllokohet për disa minuta, raportojnë mediat në Shqipëri.
Siç bëhet e ditur, vetura që ka shpërthyer në flakë i përket një shtetasi amerikan që jeton në Serbi. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen.
Poashtu në redaksinë e “Indeksonline”, qytetarët kanë dërguar foto duke pritur për të hyr në tunelin e kalimashit.