No menu items!

Çeku: Qeveria do të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për t’i sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Qeveria është në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës.

Ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

“Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir

Çeku tha se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

“Nga ajo çfarë kemi parë terroristët kanë shkaktuar sulme jo të vogla në strukturën fizike të këtij Manastirit. Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndër fetare në Kosovë. Ministria e Kulturës ka tashmë kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme financiare për ndërhyrjet sanuese edhe Manastirit e Banjskës përveç restaurimeve që i kemi kryer sivjet në kishat ortodokse në Kosovë”.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm , atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale. Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit është monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligje të Kosovës u përdorë si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU