No menu items!

Çka ndodhi në një dasmë në Prizren ku ndërhyri Policia

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi i dyshuari A.T ka shtënë me armë zjarri.

“Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti A. T, i lindur në vitin 1996, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte aheng familja dasmë.

Policia informoi prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fishekë dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër jo me armë”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.