No menu items!

Clark njoftohet për ecurinë e transformimit të FSK-së

Tranzicioni i Forcave të Sigurisë të Kosovës është diskutuar të enjten mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe gjeneralit amerikan Wesley Clark. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier

Gjenerali Wesley Clark ka qëndruar të enjten në Kosovë. Ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një njoftim nga Zyra

e Presidentes, është thënë se me gjeneralin Clark është diskutuar për të ardhmen e Kosovës.

“Në takim me gjeneralin Clark, presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Sipas presidentes Osmani, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

E ministri Maqedonci ka bërë të ditur se me ish-komandantin e forcave të NATO-s ka diskutuar për ecurinë e tranzicionit të FSK-së.

“Duke i shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb, shfrytëzova rastin që gjeneralin Clark ta informoj detajisht mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë e Kosovës dëshmon sot, para së gjithash është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Clark është takuar edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas tij, gjenerali Clark ka bërë shumë në thellimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Vazhdon të jetë një avokues dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Gjenerali Clark ka drejtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë,Koha.net

 

https://www.koha.net/arberi/clark-njoftohet-per-ecurine-e-transformimit-te-fsk-se

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU