No menu items!

Dashuria s’njeh moshë, 61-vjeçarja italiane fejohet me 24-vjeçarin: E dua, jeta jonë seksuale është e shkëlqyer!

Një 61-vjeçare italiane fejohet me një-24 vjeçar, duke thyer kështu të gjitha barrierat e moshës mes tyre.

Ajo ka lënë pas të gjitha zërat skeptikë dhe ata që ishin kundër, duke u fejuar me të dashurin të saj 37 vite më të ri. Cherly McGregor, është takuar për herë të parë në Romë me të riun McCain, kur ky i fundit ishte vetëm 15 vjeç. Megjithatë, ata kanë thënë se nuk ka pasur ndjenja mes tyre deri vitin e kaluar.

Pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme. 61-vjeçarja është shprehur për mediat, se mërzitet nga komentet plot urrejtje të postuara në internet ndaj saj, ndërsa shton, se bën çmos për t’i injoruar ato.

Çifti u takua për herë të parë në 2012 në Romë të Italisë.

Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i të dashurit, dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar atë ose për të ngrënë, por atëherë ai ishte vetëm 15 vjeç kështu që nuk kishte asnjë përfshirje romantike, shkruajnë mediat.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.