No menu items!

Detaje të reja: Ky është i paraburgosuri që i dha fund jetës, ishte arrestuar për rastin e 1 ton drogë në Pejë

Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje. Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, i paraburgosuri që dyshohet se i dha fund jetës është Aleks Gerbi, i cili u dërgua në paraburgim qe rreth një muaj.

Gerbi u arrestua në rajonin e Pejës gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë.

Ai ishte dërguar në paraburgim për dy vepra “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas informacioneve të para, Gerbi dyshohet se bëri vetëvrasje para rreth 2 orësh, por akoma s’dihen rrethanat dhe detajet e tjera.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.