No menu items!

Detajet horror! Burri shqiptar zbulon me detaje si theri për vdekje gruan në shtrat: I mbylla gojën

Dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Greqi ka zbuluar se krimi në familjen e tyre kishte përmasa horrori. Dhuna fizike dhe psikologjike prej kohësh, detyronte viktimën, Anisa Shehu të mbyllej me celes nëpër dhomat e shtëpisë së tyre. Autori i krimit, Florand Shehu ka zbardhur detaje se si ndodhi krimi i rëndë duke mos zbuluar ende arsyet e tij.

Referuar dëshmisë që ka dhënë autori i dyshuar në polici, mësohet se Anisa ka qenë në gjumë në dhomën e saj kur autori, ka hyrë me një thikë dhe e ka goditur fillimisht në qafë.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godit me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.

Dhuna në familje:

Mes ciftit prej shumë kohësh raportohet se kishte dhunë të ushtruar nga ana e autorit mbi viktimën. Mediat greke shkruajnë se viktima, fshihej nëpër dhomat e shtëpisë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

Në dëshminë e tij në polici, ai ka pranuar se së fundmi kishte mbledhur të gjitha celësat e shtëpisë në mënyrë që të mos i linte asaj mundësi të fshihej nëpër dhoma.

“Dera ishte e hapur, pasi kisha hequr çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”- ka deklaruar në polici Florand Shehu duke treguar momentet e fundit para krimit horror në shtëpinë e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.