No menu items!

‘Dhëmbë më dhëmbë’ me njëri-tjetrin/ Banorët e BBV 4 që kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës në Instagram

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Egli Tako rezulton sërish edhe këtë javë me humbje të madhe. Ajo ka humbur këtë herë 5 mijë ndjekës. Nga 322K, aktualisht ka 317K. Rozana Radi ka fituar 3 mijë ndjekës brenda javës. Nga 438K, tani ajo numëron 441K.

Joz Marku ka fituar këtë javë 4K ndjekës në “Instagram”. Nga 52K, tani ai ka 56K. Danja Koka nga 106 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 110 mijë, duke fituar kështu 4K.

Me një rritje të madhe rezulton dhe Loredana Brati. Nga 57K, tani ajo numëron 66.3K, duke fituar kështu 9.3K ndjekës brenda javës. Gjesti mban sërish kreun e “Instagram”-it me plot 15 mijë ndjekës më shumë. Nga 499K, tani ka 514K fansa në rrjetin e tij social.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.