Enca Haxhia ka qenë kryetema e ditëve të fundit në median rozë.
Këngëtarja e njohur u arrestua për kultivim të bimëve narkotike pasi asaj iu zbuluan disa vazo me kanabis në ballkonin e banesës.
Dy ditë pas arrestimit ajo u lirua dhe iu caktua masa ‘’detyrim paraqitje’’, ndërsa vetëm sot u bë ‘’e gjallë’’ në rrjetet sociale.
Enca qëndroi e heshtur pas gjithë bujës që shkaktoi deri sot ku bëri postimin e parë në Instagram.
Ajo postoi një emoji zemër në InstaStory, që me siguri ia ka drejtuar të gjithë atyre që e mbështeten gjatë këtyre ditëve.