Një grabitje me armë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në zyrën e “Capital Ria” në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas burimeve të “Raporto24”, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit të pajisur me armë zjarri. Një punonjëse është kërcënuar nën presionin e armëve, ndërsa autorët dyshohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Një numër i madh i forcave policore kanë mbërritur në zonë dhe kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të siguruar provat dhe për të nisur hetimet. Policia po kryen kontrolle intensive për të kapur autorët, ndërkohë që situata ka shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët e pranishëm,shkruan Raporto24
Ende nuk dihen detaje të plota për sasinë e parave të grabitura apo për gjendjen e punonjëses së kërcënuar. Policia e Kosovës pritet të japë një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin,shkruan Raporto24.com