No menu items!

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Autoritetet franceze kanë filluar hetimet ndaj një edukatoreje, e cila u filmuar tinëzisht duke goditur një vajzë 3-vjeçare në një kopsht në Paris.

Gjithashtu pretendohet se ajo i ka hedhur një lloj lëngu në fytyrë fëmijës, që vazhdimisht bërtiste “mami”, transmeton Telegrafi.

Videoja që është bërë publike nga avokati – ka nxitur zemërim në tërë Francën. Sulmi ka ndodhur të martën e kaluar, në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Freres-Voisins.

Edukatorja e paidentifikuar shihet duke qëndruar pranë vajzës së vogël që bërtiste dhe qante – para se ta godiste në shpinë, duke e rrëzuar në tokë nga goditja e fuqishme.

Vanessa Edberg, avokate që përfaqëson prindërit e vogëlushes dhe njëherit personi që postoi videon në X, tha se nuk ishte një goditje e lehtë – ajo u godit me forcë në shpinë.

Ajo gjithashtu dyshohet se kishte marrë një shishe me një produkt të lëngët, me të cilin ia spërkati fytyrën vogëlushes.

Avokatja tha se incidenti është filmuar tinëzisht nga një nënë tjetër – që ishte në klasë gjatë tërë ditës.  /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.