No menu items!

Ekrem Hyseni: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë, sepse të tillë po e bëjnë qytetarët tanë

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njerësh kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16 ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Obrançë.

Postimi i plotë i Hysenit:

Mbrëmjen e mbyllëm me takimin masiv në Obrançë.

Përkrahja e madhe dhe përcaktimi i qartë i banorëve të Obrançës nuk është vetëm motivim, por është mesazhi më i fuqishëm se Llapi dhe llapjanët kanë vendosur tashmë që të jenë të parët që e bëjnë ndryshimin!

Në këtë mision jemi bashkë, madje më të bashkuar se kurrë që vendit t’i japim qeverinë që e meriton, së cilës do t’i prijë kryeministri Dr. Lumir Abdixhiku.

Kjo vendosmëri e kjo mbështetje e fuqizon edhe më shumë rrugëtimin tonë!

Lidhja jonë është e fortë, është më e fortë se kurrë, sepse të tillë po e bëni ju çdo ditë e më shumë!

#bëhundryshimi

#votoLDK124

#voto16

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU