Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka zgjedhur Dubain si destinacionin e tij për pushime, duke ndarë me ndjekësit momente nga qëndrimi në qytetin luksoz.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka treguar se po shijon temperaturat e ngrohta dhe peizazhet mbresëlënëse. Në fotot e publikuara, Ermali shihet duke u relaksuar në një resort luksoz, ndërsa nuk mungojnë as momentet nga restorantet dhe vendet ikonike të Dubait, shkruan Raporto24.
I njohur për stilin e tij modern të jetesës, këngëtari shpesh ndan me fansat momente nga udhëtimet e tij. Këtë herë, ai ka vendosur t’i largohet rutinës për disa ditë pushimi në një nga destinacionet më të preferuara të personazheve të njohur.