No menu items!

“Është lidhur me…” Xheneta merr më në fund një lajm për Gjestin

Gjatë një bisede të sinqertë me Edona James, e cila gjithashtu u rikthye për 24 orë në shtëpi, Xheneta ndau ndjenjat e saj për Gjestin.

Ajo shprehu shqetësimin se Gjesti mund të mos e dojë më, duke pranuar se e ndjen mungesën e tij, shkruan Raporto24.

Në përgjigje, Edona përdori ironi për ta ngushëlluar:
“Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni,” duke shtuar se Gjesti e ka dashur gjithmonë dhe se Xheneta do ta vlerësojë më shumë jashtë shtëpisë.

Situata bëhet edhe më intriguese kur kujtojmë se Gjesti aktualisht është pjesë e Big Brother Albania, gjë që nënkupton se nuk do të jetë aty për ta pritur Xhenetën. Reagimi i saj kur të përballet me këtë realitet pas daljes nga BBVK mbetet për t’u parë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU