No menu items!

Europiani U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohet kalendari i kampionatit

Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor.

Shqipëria është pjesë e Grupit A, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Pjesë e Grupit B janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian është Shqipëri – Portugali, e cila do të luhet më 19 maj në “Arenën Kombëtare”, në orën 18:00.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

Ndeshjet e para të Grupit B do të zhvillohen më 20 maj. Anglia do të përballet me Belgjikën në “Egnatia Arena”, në orën 18:00, ndërsa Itali – Çeki do të luhet në “Niko Dovana”, në orën 20:30.

Takimet e dyta të Grupit A do të luhen më 22 maj, ndërsa ato të Grupit B më 23 maj. Ndeshjet e fundit të Grupit A janë programuar më 25 maj, ndërsa sfidat e fundit të Grupit B do të zhvillohen më 26 maj.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Gjermanisë më 22 maj, në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të jetë ajo ndaj Francës, më 25 maj, po në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

Më poshtë kalendari i plotë i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

Grupi A
Shqipëri – Portugali “Arena Kombëtare”, 19.05.2025 18:00

Gjermani – Francë “Elbasan Arena”, 19.05.2025 20:30

Grupi B
Angli – Blegjikë “Egnatia Arena”, 20.05.2025 18:00

Itali – Çeki “Niko Dovana”, 20.05.2025 20:30

Grupi A
Shqipëri – Gjermani “Elbasan Arena”, 22.05.2025 18:00

Francë – Portugali “Arena Kombëtare”, 22.05.2025 20:30

Grupi B
Belgjikë – Çeki “Niko Dovana”, 23.05.2025 18:00

Itali – Angli “Egnatia Arena”, 23.05.2025 20:30

Grupi A
Francë – Shqipëri “Elbasan Arena”, 25.05.2025 20:30

Portugal – Gjermani “Arena Kombëtare”, 25.05.2025 20:30

Grupi B
Çeki – Angli “Egnatia Arena”, 26.05.2025 20:30

Beligjikë – Itali “Niko Dovana”, 26.05.2025 20:30

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.