Kombëtarja Shqiptare gjatë ditës së sotme ka publikuar listën për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.
Dhe afrimi i ri te “kuqezinjtë” është ajo e futbollistit të Malishevës, Etnik Brrutit.
Padyshim se Etnik Brruti gjatë këtyre ditëve ishte në qendër të vëmendjes për largimin e tij nga Kosova, ku madje e quajtën edhe “tradhtar”.
Për afrimin e tij te Shqipëria, ka folur edhe selektori Sylvinho, i cili tha që është një futbollist që i ka munguar kombëtares.
Brruti është një futbollist që na ka munguar., Kemi shumë emra në të majtë, por në të dhjathtë nuk kemi shumë. Rikthehet Pajaziti dhe jam i lumtur për të, teksa marrim Brrutin që është një “mëngjarash” dhe do të na bëjë punë. Sa i takon kritikave dhe situatës është vetë futbollisti që zgjedh se me kë do të luajë. Presioni është i pranishëm, pasi do të luajmë në “Wembley” dhe të gjithë duan të luajnë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Anglia”, u shpreh Sylvinho.
Kujtojmë se Shqipëria, do të nis rrugëtimin e saj për kualifikueset e Botërorit 2026 në stadiumin ikonik “Wembley”, ku do të përballet ndaj nënkampionit evropian, Anglisë dhe pas tre ditësh do të pres në Tiranë, Andorrën./IndeksOnline/