Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i fejuari e ka tërhequr për flokësh.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“ Fushë Kosovë 09.08.2021-08:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është tërhequr për flokësh nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.