Prishtinë, 13 maj 2025 – Njësia TASK FORC – Lindje e Policisë së Kosovës, në përbërje me Doganën e Kosovës dhe Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë Kufitare, ka realizuar një operacion të suksesshëm në komunën e Vitisë, pas pranimit të informacioneve relevante operative.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjatë kontrollit të një depoje private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje të mundshme nga Irani. Sipas autoriteteve, vlera e mallit të sekuestruar kalon 25,000 euro.
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore. Rasti po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore, thekson përkushtimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në zonat kufitare të vendit./Raporto24