No menu items!

Gruaja nga Klina qëllohet me pushkë nga nipi

Një grua nga Klina është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, pasi është qëlluar me pushkë ajrore nga nipi i saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës, mesditën e së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur nga pakujdesia, ndërkaq pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Grabanicë, Klinë 30.06.2021 – 12:00. Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta nga i dyshuari mashkull kosovar (nipi i tyre) nga pakujdesia është qëlluar me pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.