No menu items!

Haradinaj pushon aktivitetin parazgjedhor për shkak të situatës me Covid: Sot nuk duhet të flasim për vota, sot lutemi për viktimat

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka njoftuar se do të pushojë aktivitetin e tij parazgjedhor për 24 orë, në shenjë solidarizimit me viktimat e Covid-19.

Ai tha se sot buk duhet të flasim për vota, po duhet të solidarizohemi me viktimat dhe të bëhemi bashkë për ta mposhtur këtë sëmundje të shekulit.

“E pushoj aktivitetin tim parazgjedhor për 24 orë, kjo në shenjë nderimi për viktimat e fundit nga Covid 19. Sot nuk duhet të flasim për zgjedhje. Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë zie në Kosovë. Sot flamujt shtetëror duhet të ulën në gjysëmshtizë! Sot lutem për viktimat e kësaj pandemie dhe e ftoj gjithë Kombin të bëhëmi bashkë në mposhtjen e sëmundjes së shekullit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU