No menu items!

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.

Në “Debat Plus,” Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.

Unë po flas si emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj beson se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2026, pasi mazhoranca e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund të mos arrihet

Edhe kur të vjen koha e presidentit do të jetë një betejë e dytë e radhës, pas datës 9. E që besoj që Kosova do të ketë zgjedhje prapë pas një viti, sepse nuk do të ketë mazhorancë për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haradinaj.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU