No menu items!

“Heroi shqiptar që vlente sa 1000 kroatë” – ja si e kujtojnë në Kroaci, Bekim Berishën

Bekim Berisha, është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës.

Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë dhe për artin e tij luftarak flitet edhe sot, 23 vjet pas vdekjes.

Mediat kroate kohë pas kohë publikojnë shkrime dhe video ku lartësojnë figurën e tij.

“Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”.

Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha.

Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdiq 21 vite më parë.

Këtë trim shqiptar banorët e Banovinës e kujtojnë edhe sot, ndërsa guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje edhe presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”.

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën.

“Berisha është një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kam takuar ndonjëherë”, – e vlerësoi gjenerali Janko Bobetko.

Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë.

Bekim Berisha, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë për 539 ditë ishte pjesëtar i Ushtrisë Kroate.

Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.

Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.

Ai u vra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.