No menu items!

Hyseni: Familje të shumta, individë e afaristë të njohur gjithandej Llapit po rikthehen në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i LDK-së në Podujevë janë pritur sonte në takimin e organizuar nga afaristi i njohur i Llapit, Gazmend Zhitia.

Me këtë rast, Hyseni ka thënë se sonte, ata u rikthyen u fuqishëm në shtëpinë e tyre politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Postimi i plotë i Ekrem Hysenit:

Rikthimi në Shtëpinë e vjetër

Rikthimi e Ringritja, janë bërë Një në Llap!

Sonte, së bashku me Kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, pas tubimit masiv në Shkollën “Ibrahim Rugova”, në qytet, vazhduam në takimin e organizuar nga afaristi i njohur i Llapit, Gazmend Zhitia.

Na e thanë qartë, na e thanë sinqerisht: Kanë votuar dikë tjetër, për çka shprehën keqardhje për gabimin që e kanë bërë para katër vitesh.

Sonte, ata u rikthyen u fuqishëm në shtëpinë e tyre politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Nga sonte rrugëtojmë bashkë!

Kjo është RINGRITJA NË LLAP!

Familje të shumta, individë e afaristë të njohur gjithandej Llapit, tashmë janë bërë një me LDK-në.

Janë mobilizuar shumë e janë ringritur bashkë me ne që më 9 shkurt ta bëjmë ndryshimin!

Falemnderit për besimin!

Falemnderit për rikthimin!

LDK-ja, është shtëpia Juaj!

Ekrem Hyseni pas tubimit masiv në Podujevë:Jemi bashkë, të fuqishëm, ashtu siç do donte vet Presidenti RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.