Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej disa vitesh në menaxhim të Rinor Hykollit.
Ajo duket se është larguar nga label-i ‘Friends Entertainment’ pak muaj më parë dhe se jo gjithçka ka shkuar mirë.

E njëjta bëri një reagim në rrjete sociale dhe la të kuptohej se kënga iu fshi nga ish-menaxheri i saj.
Në një prononcim të shkurtër për Telegrafin ai thotë se për disa muaj e ka shndërruar Taynën në yll dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo.
Rinori e pranon se këngën ia ka fshirë dhe se ishte në kontratë edhe pesë vjet të tjera.

Deklarata e plotë e Hykollit (pa ndërhyrje):
“Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.
Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthy me të keq me ik tinza e me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.