No menu items!

Indeksonline e raportoi, Policia dënon zyrtarin e Ministrisë së Infrastrukturës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie , kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës.

Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.

Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar.

Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.