No menu items!

Ish-banorja flet për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Ola gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati. Si është e vërteta e kësaj?

“Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’.

Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.