Një tifoz ka mbledhur më shumë se 7 mijë funta për një tifoze të vogël të Kombëtares së Gjermanisë, e cila u pa në ekranin e ‘Wembleyt’ duke qarë.
Joel Hughes i cili krijoi faqen ‘JustGiving’ dëshiro t’i tregoj vogëlushes, se ‘jo të gjithë në Britani janë tifozë të tmerrshëm’, pasi vajza u tallë në mënyre mizore në rrjetet sociale.
No words necessary. pic.twitter.com/8qF4BtJelV
— Stan Collymore (@StanCollymore) June 30, 2021
Kombëtarja e Gjermanisë u mposht 2 me 0 kundër Anglisë në 1/8 e finales së Kampionatit Europian EURO20, me golat e Sterling dhe Harry Kane.
Gjatë kësaj ndeshjes, një tifoze e vogël u shfaq në ekranin e stadiumit ‘Wembley’. Kur tifozët e ‘Tre Luanëve’ e panë atë duke qarë filluan të brohorisnin. Nga aty filloi shakaja mizore, e cila i kaloi kufinjtë në rrjetet sociale.
Andaj Joel hapi këtë fondacion, për t’i ndihmuar vajzës dhe siç duket ka pasur sukses. Ai ka kërkuar ndihmë nga mediat britanike dhe gjermane për ta gjetur vajzën dhe t’i dhurohen të hollat.
Ok, Twitter, I need your help finding the parents/guardian of this little girl from yesterday’s #EURO2020 #ENGGER match so she can have a little bit of money we raised*
(*her photo got some online abuse, so we’re trying to show there is some good left)https://t.co/IKZPsiA5ms pic.twitter.com/198U3aTuK0
— Joel Hughes (@Joel_Hughes) June 30, 2021
Për komentet raciste, mizore kundër vajzës gjermane ka reaguar edhe Gary Lineker: “Kjo është e tmerrshme”.