No menu items!

Kaos në Itali/ Tifozët “kallin” gjithçka, e pësojnë edhe makinat e futbollistëve

Brescia barazoi në ndeshjen e dytë të “Play-Outit” ndaj Cosenzas, duke humbur kështu mundësinë për të qëndruar në Serie B.

Brescia e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj, në qytetin e Brescias u panë skena të rënda natën e së enjtes.

Tifozët e kësaj skuadre u revoltuan tej maje, teksa hodhën mjete ndezëse në fushë. Shumë prej tyre thyen me forcë kordonin e sigurisë dhe pushtuan fushën e lojës.

Problemet vazhduan, pasi për më shumë se një orë pas përfundimit të lojës, të dyja skuadrat dhe rreth 1000 tifozë të Cosenza mbetën të bllokuar në stadium, ndërsa “ultrasit” e Brescias u përpoqën të thyenin portat – teksa u panë edhe duke djegur makinat e futbollistëve dhe jo vetëm.

Brescia nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Serie C, kurse Cosenza siguroi qëndrimin në Serie B.

https://twitter.com/gruppaof_hools?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664373659736199170%7Ctwgr%5E928683c7b8e2b6ab7c92a658e9492cd568476716%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkaos-ne-itali-tifozet-kallin-gjithcka-e-pesojne-edhe-makinat-e-futbollisteve%2F

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU