Për të mbështetur ish-bashkëshortin Kanye West, Kim Kardashian, deri më tani, ka qenë e pranishme në çdo ngjarje muzikore të albumit të tij Donda. Në shfaqjen e fundit në Stadiumin Soldier Field në Çikago, Kim u shfaq me një fustan martese Balenciaga. 40-vjeçarja kishte të gjithë fytyrën e saj të mbuluar me një vello e gjatë deri në gju, përcjellë Klankosova.tv.
Veshja u frymëzua nga një fustan i modës i vitit 1967 i projektuar nga vetë Cristobal Balenciaga. Por që nga ajo kohë Kim është e para që e ka veshur atë. Identiteti i yllit të Keeping Up with the Kardashians u konfirmua fillimisht nga motrat Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian përmes postimeve të tyre në Instagram, raporton Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në Shkurt të këtij viti. Ata kanë katër fëmijë – North, Saint, Chicago dhe Psalm.