No menu items!

Kjo është gruaja e arrëstuar që dyshohet se trafikoi plot vajza në Kosovë

Gazeta Sinjali raportoi të premten për një aksion të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore që ka rezultuar me arrestimin e një gruaje të dyshuar për ‘Trafikim me njerëz’. E dyshuara u kap në Prishtinë dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

E dyshuara, e cila është shtetase e Shqipërisë, po dyshohet se ka trafikuar një numër të caktuar vajzash, të cilat i ka sjellë në Kosovë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se e arrestuara është Ana Gjoshi, rreth 30-vjeçare.

Bazuar në informacionet e para, bëhet fjalë për rreth 10 vajza, shumica prej tyre nga Kolumbia – të cilat janë identifikuar si viktima të këtij rasti dhe janë të moshës nga 19 deri në 29 vjeçare.

E dyshuara është prangosur në kryeqytet dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa janë ndërmarrë veprimet e nevojshme edhe lidhur me viktimat.

Ndaj gruas së dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU