No menu items!

Kompletohen emrat e 32 skuadrave që do të marrin pjesë në sezonin 2021/22 në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar 10 ndeshjet e ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës.

Kësisoj 10 skuadra kanë siguruar plasmanin në grupet e garës së dytë më të madhe për klube evropiane, UEFA Europa League.

Glasgow Rangers, Fenerbahce, Rapid Vienna, Galatasaray, Celtic, Crvena Zvezda, Olympiacos, Antwerp, Legia Warasava dhe Sturm Graz kanë arritur që përmes ‘Play-Off’-it të sigurojnë një vend në grupet e Ligës së Evropës.

Ndërkohë 22 skuadra të tjera që tanimë kanë pasur të sigurt vendin në grupe nga eliminimi nga Liga e Kampionëve ose nga plasmani nga kampionatet përkatëse.

Kampionati francez ka tri skuadra, Lyon, Marseille e Monaco, derisa Napoli e Lazio janë nga Italia, Sociedad e Betis nga Spanja, Leicester City e West Ham nga Anglia dhe Eintracht Frankfurt e Bayer Leverkusen nga Gjermania.

Skuadrat tjera që janë në grupe janë edhe PSV Eindhoven, Braga, Lokomotiva Moskë, Spartak Moska, Genk, Midtjylland, Brondby, Sparta Pragë, Dinamo Zagreb, Ludogorets, Ferencvaros.


Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Evropës:

Lyon, Marseille, Monaco, Napoli, Lazio, Real Sociedad, Real Betis, Leicester City, West Ham United, Eintracht Frankfurt, Bayer Leverkusen, PSV Eindhoven, Braga, Lokomotiva Moskë, Spartak Moska, Genk, Midtjylland, Brondby, Sparta Pragë, Dinamo Zagreb, Ludogorets, Ferencvaros, Glasgow Rangers, Fenerbahce, Rapid Vienna, Galatasaray, Celtic, Crvena Zvezda, Olympiacos, Antwerp, Legia Warasava,Sturm Graz.

Shorti për grupet e Ligës së Evropës tërhiqet të premten (nesër) me fillim nga ora 12:00.

Ndërkohë finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Sevillas

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.