No menu items!

Kurti i nxjerr ‘zbuluar’ hotelet e Shqipërisë, ja si turistëve të Kosovës ia shtrenjtojnë çmimet, kurse gjermanëve…!

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar pas çmimive në bregdetin e Shqipërisë.

Sipas tij, turistëvë nga Kosova në bregdetin shqiptar po u bëhet padrejtësi, pasi ata po duhet të paguajnë shumëfish më shumë se turistët e huaj.

“Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman”, shkroi Kurti në Facebook.

Postimi i plotë: 

Padrejtësia ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri!

Turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar (tek vëllezërit) gjatë muajit gusht paguajnë për:

– një garsionerë për dy persona vetëm me mëngjes mesatarisht 90/100 Euro dita!

Nga ana tjetër Hotelet Shqiptare ju ofrojnë qytetarëve gjermanë në Gjermani:

– 2 javë pushim me çmimin për 1 javë!

– Hotel me 4 yje dhe All inklusive

– Shezlon dhe çadra të përfshira

– Fluturimi vajtje – ardhje të përfshira

E tërë kjo vetëm për 499 Euro për person!

Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU