No menu items!

Kurti takon Szunyog, flasin për pandeminë dhe anëtarësimin e kërkuar në BE

Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të qeverisë ishin tema kyçe e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Në këtë takim u vlerësua përmirësimi i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Shefi i qeverisë kosovare falënderoi ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian, shkruan Klankosova.tv.

U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.