No menu items!

Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Pas më shumë se një jave, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit tjetër, i cili është përfshirë në plagosjen që ndodhi në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë. I dyshuari ka dorëzuar edhe armën që është përdorur në rast dhe ndaj tij tashmë është lëshuar urdhër për ndalim.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari kryesor që u dërgua sot në mbajtje është Shpend Azemi, djali i të dyshuarit tjetër Sokol Azemit.

Ata po dyshohen për rastin e 27 gushtit, ku viktimë ishte Ekrem Bulliqi, i cili u plagos me armë zjarri.

Lajmin për ndalimin e Azemit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.