No menu items!

Ky është personi i dyshuar për gjuajtjen me armë në “Aktash”

Policia e Kosovës vazhdon ta mbajë të mbyllur rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, aty ku rreth orës 14 e 20 minuta u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuar për këtë rast është Drilon Havolli, shtëpia e të cilit po bastiset në këto çaste.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje me punëtorin e ‘Extreme Pizza’, e nxori armën dhe duke e kanosur shtiu me të.

Në këtë rast nuk ka persona të lënduar ndërsa policia po kryen hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit.

Pamje ekskluzive nga të shtënat me armë në Aktash: Sulmohet punëtori i Extreme Pizza

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU